(Video) Futboll – Femra / Nën-17-vjeçaret e humbin dhe të dytën, 1-3 me Izraelin

Share Button

AlbanianSport.com 26/02/2024 16:20

ASNN – Nën-17-vjeçaret kuqezi e mbyllin në fund. Pësojnë dy humbje në po aq ndeshje në Eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe. Shqipëria është mundur me shifrat 1-3 nga Izraeli të hënën në Stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshjen që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport. Kështu Kombëtarja kuqezi do të luajë në Ligën B edhe në Eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Evropian të Nën-17-vjeçareve në futboll për femra.

Kombëtarja shqiptare e Nën-17-vjeçareve në futbollin e femrave luajti mesditën e sotme sfidën e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit, e vlefshme për fazën e dytë të ndeshjeve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 1-3, teksa golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Klesta Ago. Trajneri i ekipit kombëtar, Agustin Kola hodhi në fushë këtë 11-she titullare.

Në portë, Amelia Mone, e më pas Angela Nika, Klevisa Ndoci, Natali Gjergji, Bora Bushati, Klesta Ago (kapitene), Tiana Gjonaj, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Stela Vata. Vajzat kuqezi kaluan të parat në epërsi falë golit të shënuar nga Klesta Ago, e cila realizoi nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin drejt e në portë në minutën e 11-të të takimit. Por izraelitet u kundërpërgjigjën shpejt, duke barazuar fillimisht takimin në minutën e 23-të.

Më pas, ato kanë vijuar të realizojnë edhe dy gola të tjerë në minutat 34 dhe 37. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1 në favor të Izraelit. Nuk ndryshon rezultati në pjesën e dytë, me Shqipërinë që mundet kështu me shifrat 1-3 nga Izraeli në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kombëtarja shqiptare do të luajë në Ligën B edhe në Eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Evropian e Nën-17-vjeçareve. Ndeshjet e grupit B6 u zhvilluan në vendin tonë, nga data 20, deri më 26 shkurt, nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh