(Video) Futboll – Femra / Gjini: E duam këtë fitore për të rritur vetëbesimin

Share Button

AlbanianSport.com 20/10/2021 21:10

ASNN – Vajzat e Kombëtares kuqezi të të rriturave, të drejtuara nga trajneri Armir Grima vazhdojnë stërvitjen në Durrës, teksa të enjten do të përballen në sfidën e parë ndaj Armenisë në Stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës. Situata në grup është mjaft optimiste dhe këtë e konfirmojnë edhe dy nga vajzat e kombëtares, Esmeralda Franja dhe Luçije Gjini, të cilët besojnë shumë te një rezultat pozitiv ndaj armeneve. Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), edhe Luçije Gjini vlerëson entuziazmin që karakterizon Kombëtaren dhe ashtu si Franja, ka shumë besim te një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë në shtëpi.

“Ne ndihemi shumë mirë, – thotë ajo fillimisht. – Kemi disa ditë që jemi grumbulluar dhe po përgatitemi për ndeshjen e radhës, që kemi kundër Armenisë. Gjendja e grupit duket e mirë, ka entuziazëm në ekip dhe besoj do e marrim këtë ndeshje me pozitivitet, edhe për ta fituar. Është ndeshja e parë kundër Armenisë, na duhet patjetër fitorja ndaj këtij ekipi, për të pasur dhe më shumë vetëbesim për ndeshjen tjetër ndaj Polonisë. Duke marrë parasysh ndeshjet, ekipet që kemi në grup, siç dihet ka ekipe shumë të forta, ka ekipe elite, besoj se duhet të japim maksimumin tonë, të paraqitemi sa më mirë.”

“Dhe të ngjitemi ndoshta dhe një pozicion më lart nga aty ku jemi, – ka vijuar futbollistja shkodrane. – Në planin personal dua të paraqitem sa më mirë, të jap maksimumin tim dhe të bëj gjithçka që kam mundësi për të fituar ndeshjen, për të ndihmuar ekipin.” Sfida e parë e Shqipërisë, ajo ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor 2021, në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 17:00.

Ndeshja e dytë është në fushë të huaj ndaj Polonisë, më 26 tetor 2021, ora 19:45 në Stadiumin “Tiçi”. Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin F të Eliminatoreve të Botërorit 2023, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh