AlbanianSport.com 07/09/2019 21:50
ASNN – Shkon në 8 numri i amerikaneve tek shkodranet, takimi i 11 shtatorit, drejtpërdrejt në RTSH. Vllaznia shkroi historinë duke u kualifikuar për në turin e 32-shes së Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra, aty ku më 11 shtator 2019 do të përballet me kampionet e Danimarkës, Fortuna Hjërringun. Në prag të këtyre përballjeve, presidenti i Vllaznise së futbollit të femrave, Lazër Matija, ka bere edhe 3 goditje të tjera të spikatura në merkato.
Jane 3 futbolliste të tjera amerikane, që u bashkohen 5 bashkëatdhetareve të tyre që firmosën gjatë fazës përgatitore, duke e çuar kështu numrin në 8. Loren Elisabet Prot, Kelli Lin Suenson dhe Xhenifer Lin Eberhardi janë amerikanet, të cilat që prej ditës së enjte janë zyrtarisht pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Pasi kanë pozuar për mediat me uniformen e klubit kuqeblu, ka folur për mediat njëra prej tyre, Eberhardi. “Jam pjesë e Vllaznisë, sepse ajo luan në nivelin më të lartë të futbollit këtu në Evropë”, – ka thënë ajo.
“Vllaznia është ekipi më i mirë në Shqipëri, kështu që jam shumë e gëzuar që pranova me kënaqësi ftesën të bëhem pjesë e saj, – ka vijuar amerikania. – Vllazninë e kam ndjekur edhe më përpara ndër ndeshjet e saj, edhe për atë që këtu kam patur një shoqe time futbolliste amerikane, e cila fatkeqësisht është dëmtuar në ndeshjet eliminatore të Lituanisë dhe tani nuk mund të luajë. Duke parë shumë ndeshje të këtij ekipi, ai më ka pëlqyer dhe ndaj jam e gëzuar që do të luaj për Vllazninë.”
“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam shumë e kënaqur që u bë e mundur një gjë e tillë, – ka theksuar Eberhardi. – Në lidhje me takimet e turit të dytë, unë mendoj se i kemi mundësitë të kalojmë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. E kam parë ekipin e konstatoj që kemi shumë talente brenda, gjë që më jep besim të kalojmë turin.” Takimi i 11shtatorit midis Vllaznisë dhe Fortuna Hjërringut do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar