AlbanianSport.com 10/01/2024 17:40
ASNN – “Fusballliebe”, një top i zgjuar, që do të jetë i pajisur me një mikroçip, për të ndihmuar gjyqtarët dhe VAR-it. Teknologjia vazhdon të futet gjithnjë e më tepër tek futbolli, teksa synohet një gjykim i përsosur dhe pa gabime. Dhe “Euro 2024”-ra do të sjellë një tjetër risi, pasi do të përdoret një mikroçip brenda topit, që do të ndihmojë për të përcaktuar nëse ka pasur prekje me dorë para një goli dhe gjithashtu ndihmon me vendimet për pozicionet jashtëloje.
Topi i prodhuar nga kompania ndërkombëtare e veshjeve dhe pajimeve sportive, “adidas”, i mbiquajtur “FUSSBALLLIEBE”, që në gjermanisht do të thotë “dashuria për futbollin” përfshin teknologjinë për herë të parë në një Kampionat Evropian, e cila ofron një pamje të si kurrë më parë të çdo elementi të lëvizjes së topit dhe kontribuon në procesin e vendimmarrjes. Mikroçipi do të funksionojë duke përfshirë teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve, që lejon krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve.
Këto pajisje lejojnë zyrtarët e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku godet topi në trup. Pastaj është gjyqtari kryesor ai që vendos, nëse është e vullnetshme ose jo dhe, kësisoj, kjo risi do t’u lejojë gjyqtarëve të VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit. Në këtë mënyrë, pozicionet jashtë loje mund të analizohen në kornizën më të saktë kur bëhet pasimi për sulmuesin, si dhe duhet të zvogëlohet koha e shpenzuar për zgjidhjen e incidenteve si goditjet me dorë dhe 11-metërshat.