(Video) Furtuna Velaj, rrugëtimi nga lufta drejt suksesit në futboll…

Share Button

AlbanianSport.com 24.07.2017 17:05

ASNN – 27-vjeçarja Furtuna Velaj është njëra nga futbollistet shqiptare më të spikatura, e cila ka një karrierë të pasur, të shtrirë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Islandës, Finlandës, Norvegjisë dhe Gjermanisë. Por historia e jetës së saj është një histori ku pasioni për futbollin ka mundësuar kapërcimin e çdo vështirësie në rrugëtimin drejt një të ardhmeje  më të mirë.

Ka shumë arsye që i çojnë njerëzit drejt sportit, por për sulmuesen e Kombëtares shqiptare të futbollit të femrave dhe të skuadrës së Nju Jork Sërfit në SHBA, Furtuna Velaj, loja më popullore në botë ishte mënyra më e mirë për t’i shpëtuar konfliktit në vendlindjen e saj, Kosovë. Me topin nëpër këmbë, gjithë telashet rreth e rrotull saj zhdukeshin.

“Familja ime jetonte në një fshat të vogël në Kosovë dhe unë luaja futboll gjatë gjithë kohës, ka rrëfyer ajo, duke folur për mediat amerikane. – Në shkollë, gjatë pushimeve të ndërmjetme, dhe çdo të diel do të luaja. Unë isha si një “djalë haram” dhe luaja sa herë më jepej mundësia. Jetonim në një fermë dhe nuk kishim as televizor. Kisha vetëm kafshët shtëpiake për shoqëri dhe, duke qenë të varfër, mundësitë për zbavitje ishin të pakta.”

“Futbolli ishte një nga ato gjërat që të ofrohet teksa të thonë: “Ja ku e ke topin, luaj me të!”, – vijoi Furtuna. – Pra, ose do të luaje me kafshët, ose me topin e futbollit.” Dhuna dhe shtypja serbe në Kosovë e detyruan familjen e vajzës atëherë 7-vjeçare të emigronte në SHBA, por rrugëtimi nuk ishte aspak i lehtë, duke kaluar nëpër Malin e Zi, pastaj në Spanjë.

Më tej, në Kubë e prej andej në Florida dhe Nju Jork, para se të stabilizohej në Konektikat, ku i është dashur të ndajë një apartament me dy dhoma gjumi me 20 anëtarë të tjerë të familjes së madhe. Megjithatë, ajo e rinisi gjithçka tek loja magjike. “Futbolli ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time, paso më dha mundësinë të shkoj në shkollë dhe të arsimohem”, – pohon futbollistja kuqezi.

“Më ka dhënë mundësinë të udhëtoj dhe të shoh shumë vende anembanë rruzullit, çka më ka bërë një person me formim të gjithanshëm dhe më ka hapur sytë, – shton Velaj. – Sikur të mos ishte futbolli, nuk do të kisha mundur të arrij kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër.” Në 4 vitet e universitetit në Kuinipak, ajo mori një diplomë në Shkenca Politike, por shënoi edhe 39 gola dhe dha edhe 16 pasime të tjera për gol.

Pas diplomimit, Velaj ka luajtur për Boston Brejkërs në SHBA, me Afturelding në Islandë, Toronto Lejdi Links në SHBA, PK-35 Vanta’a në Finlandë, Kolbotn IL në Norvegji, SC Sand në Gjermani dhe tani militon në radhët e Nju Jork Sërf në SHBA. 27-vjeçarja është shndërruar në një nga shtyllat e Kombëtares kuqezi të vajzave dhe këshilla e saj për të rejat dhe të rinjtë, është e thjeshtë.

“Jeta nuk është gjithmonë e drejtë, por ky nuk është fundi i botës. Gjithmonë ke mundësi t’ia dalësh mbanë, sado e vështirë të duket në fillim.” Vetë jeta e Furtuna Velajt është dëshmi e gjallë e fjalëve të saj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh