AlbanianSport.com 28.10.2016 09:45
ASNN – Euroliga e Basketbollit është vetëm “uvertura” e një fundjave sportive të mbushur me transmetime të drejtpërdrejta, pasi nga e shtuna, deri të hënën do të vijne 3 ndeshje të Kategorisë së Parë. Ndërsa të dielën në mbrëmje do të transmetohet takimit më i spikatur i javës, ai midis Partizanit dhe Skënderbeut.
Siç bërë tashmë traditë në këto dy muaj të para të sezonit sportiv, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit një tjetër fundjavë të mbushur me transmetime të drejtpërdrejta të ndeshjeve dy niveleve më të larta të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Kështu, gjithçka nis të shtunën me duelin e vlefshëm për grupin B të nivelit të dytë të futbollit shqiptar, që njihet si Kategoria e Parë, atë midis Dinamos dhe Apolonisë, që nis në ora 14:00. Ndërsa të dielën pasdreke vjen drejtpërdrejt një tjetër takim i Kategorisë së Parë, këtë radhë i vlefshëm për grupin A, midis Kamzës dhe Kastriotit.
Po të dielën në mbrëmje, transmetuesi publik do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt edhe sfidën më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Partizanit dhe vendit të dytë dhe Skënderbeut kryesues. Vetëm dy pikë i ndajnë kryeqytetasit nga korçarët dhe prandaj sfida e së dielës premton spektakël dhe rivalitet.
Të hënën pasdreke do të vijë për sportdashësit një tjetër duel i vlefshëm për grupin B të nivelit të Kategorisë së Parë, ai midis Lushnjës dhe Bylisit, ndërsa të mërkurën do të vijë një tjetër duel interesant, i vlefshëm po për grupin A të Kategorisë së Parë, derbi midis Elbasanit dhe Sopotit.