(Video) FSHF / Vijojnë grumbullimet rajonale të moshave, Dama në Elbasan

Share Button

AlbanianSport.com 30/06/2020 20:55

ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve, Dama, flet pas seancave stërvitore në Elbasan. Ekipet përfaqësuese të zonës rajonale Elbasan kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me 3 grupmoshat e datëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008. Fëmijët e përzgjedhur në të gjitha zonat e vendit ku Federata Shqiptare e Futbollit ka ngritur zyra rajonale janë ndjekur nga trajneri i Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve, Armand Dama gjatë një seance stërvitore.

“Ne kemi 3 grupmosha këtë vit, kemi ditëlindjen 2006, ditëlindjen 2007 dhe ditëlindjen 2008, – ka deklaruar ai për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në Internet. – I kemi përzgjedhur në çdo zonë, kemi 6 zona në Shqipëri dhe në të gjithë zonat kemi përzgjedhur lojtarët më cilësorë dhe ata pastaj vijmë i ndjekim nëpër zona dhe mundohemi të shikojmë vazhdimisht si po ecin. Kjo lloj moshe ka luhatje që janë normale, herë bien, herë ngrihen, ama më cilësoret ne i kemi përzgjedhur.”

“Dhe i ndjekim vazhdimisht, i bëjmë stërvitje, mundohemi të korrigjojmë çfarë po ndodh, nëse ka progres apo nuk ka progres, – ka vijuar trajneri i kuqezinjve të vegjël. – Ne do t’i ndjekim vazhdimisht. Nga viti në vit ka lojtarë më cilësorë. Puna është më e mirë dhe automatikisht edhe cilësia është më e lartë. Ky është qëllimi. Po mundohemi vazhdimisht të krijojmë trajnim sa më të mirë, që ata të përmirësohen dhe të jenë në nivele më të mira.”

Dama theksoi se po punohet fort që fëmijët të trajnohen sa më mirë dhe qëllimi është që ata të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare, duke filluar nga kategoria e grupmoshës së Nën-15-vjeçarëve deri te kombëtarja e madhe. “Gjithmonë qëllimi është për të kaluar nga niveli bazë, tek Nën-15, Nën-17, Nën-19-vjeçarët dhe mundësisht edhe te Kombëtarja e madhe. Ky është qëllimi. Pothuajse kemi parë të gjithë ata lojtarë që janë cilësorë në të gjithë Shqipërinë.

“Dhe gradualisht po i ndjekim, po i trajnojmë dhe po shikojmë se sido të ecin”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve, Armand Dama. Këto seanca stërvitore në nivel rajonal janë në vazhdën e punës së Federatës Shqiptare të Futbollit me moshat.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh