AlbanianSport.com 03.10.2017 07:05
ASNN – Debati i lindur mbi dy skuadrat që duhet të zbrisnin nga Kategoria e Dytë, Kevitani dhe Skrapari, por që do të vazhdojnë të garojnë edhe këtë sezon në këtë kategori, ka marrë një përgjigje nga Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, i cili ka sqaruar edhe shkaqet e këtij vendimi.
Duke theksuar se vendimin për të ndryshuar strukturën e ka Komiteti Ekzekutiv, Shulku ka sqaruar edhe kushtet që kanë plotësuar skuadrat pjesëmarrëse të këtij sezoni të Kategorisë së Dytë. Numri 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend ka sqaruar edhe sa i përket nisjes së Kategorisë së 3-të.
Niveli i 3-të i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e dytë, ka ngritur siparin më 1 tetor 2017, me ndeshjet e javës së parë.