AlbanianSport.com 08/02/2019 15:40
ASNN – Presidenti i FSHF-së flet pas kthimit nga Kongresi i UEFA-s, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv
Ka zbarkuar në Tiranë një ditë pasi është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Armand Duka nuk e ka fshehur kënaqësinë
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, zgjedhja e tij në organizmin që qeveris futbollin evropian, është një vlerë e shtuar për Shqipërinë.
Të enjten, kreu i FSHF-së u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota pro. UEFA ka rinovuar kështu mandatet e postit të presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv.
Në mbledhjen e Kongresit të 43-të, slloveni Aleksandër Ceferin u konfirmua në postin e presidentit.