(Video) FSHF / Demneri: Kampionati 5×5, me më tepër masivitet sivjet

Share Button

AlbanianSport.com 23/07/2022 20:55

ASNN – Shefi i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, duke analizuar ecurinë e kampionateve të futbollit amator ka shpjeguar për të gjithë të interesuarit edhe kriteret që duhet të plotësojnë për të marrë pjesë në kampionatet e futbollit amator të organizuar nga FSHF. Demneri ka folur edhe për kampionatin 5×5, ku ka pasur një rritje të madhe ekipesh dhe futbollistësh amatorë të interesuar për t’u bërë pjesë vit pas viti, ndërkohë që thekson se FSHF merr përsipër pjesën më të madhe të kostove për zhvillimin e ndeshjeve, që nga pagesat për fushat, zyrtarët, por edhe bazën materiale si uniformat apo topat për çdo ekip.

“Kampionati 5×5 vitin e kaluar ka pasur një numër të konsiderueshëm prej 140 ekipesh në të gjithë Shqipërinë, por në këtë edicion të ri pretendojmë që numri të jetë akoma më i madh, duke qenë se kemi qytete si Shkodra apo Vlora që kanë një rritje goxha të madhe të numrit të ekipeve, – ka theksuar ai. – Gjithashtu, kemi Lezhën, Durrësin, Tirana që mban rekordin në numër regjistrimesh, dhe ky kampionat është pak a shumë i njëjtë me turneun e 9×9, ku edhe këtu marrin pjesë futbollistët amatorë. Është një kampionat që ndihmon të rinjtë që të dalin nga rutina, nga puna apo për t’u larguar nga streset e përditshme.”

“Sipas rregullores, çdo ekip mund të ketë maksimumi një numër prej 15 lojtarësh, të cilëve u garantohet uniforma e lojës, topat, pagesa e fushës, mjeku sportiv, gjyqtarë profesionistë, delegatë dhe çdo shërbim tjetër. Të gjithë këto lojtarë, si për kampionatin 9×9 ashtu edhe për atë 5×5, regjistrohen në sistemin “Comet”, që përdoret nga FSHF për të gjitha kampionatet dhe çdo lojtar që merr pjesë në kampionatet amatore, mund të kontrollojë veten e vet në çfarëdolloj momenti për të parë renditjen e ekipit, golat e shënuar, kartonët, pra në aspektin organizativ çdo gjë është në nivel profesionist”, – ka përfunduar Shefi i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh