AlbanianSport.com 11/12/2018 22:20
ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të kandidojë sërish në zgjedhjet do të mbahen në shkurt të 2019-ës për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Me një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kreu i organizmit që ka theksuar se shpreson që në kongresin e 43-të të UEFA-s të ketë sa më shumë mbështetje nga federatat evropiane.
“Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, shkruan ai. – Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.”
Në vijim, presidenti i FSHF-së ka shpjeguar edhe arsyet që e shtyjnë atë të marrë këtë vendim. “Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit evropian”, – përfundon Duka.