(Video) “Fox 12”: Përparim Ferunaj, një rekordmen shqiptar në Oregon

Share Button

AlbanianSport.com 22/08/2018 12:15

ASNN – Përparim Ferunaj është një nga personazhet e spikatura të peshëngritjes shqiptare të gjysmëshekullit të fundit, sidomos në aspektin teknik dhe në atë të mësimdhënies. Dhe 60-vjeçari, i cili është zhvendosur prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë protagonist i një kronike të kanalit televiziv “Fox 12”.

 

* * *

 

ASNN – Doktor Përparim Ferunaj njihet në këtë palestër në Albertën Veri-Lindore shkurt si “Papi”. “Unë jam mësim, jo vetëm për peshëngritjen, por edhe për “Tai-Çi”, dhe stërvitje force për të moshuarit, 3 klasa”, sqaron ai. Papi punon gjithashtu me kohë të plotë në një qendër të shëndetit për të moshuarit në Miluoki dhe thotë: “Unë i mësoj njerëzit si të lëvizin dhe si të ruajnë formën fizike.)

Por, përpara se të zhvendosej në Oregon para dy vitesh për të qenë më pranë familjes dhe bashkëshortes, Ferunaj jepte mësim në edukim fizik dhe gjerondologji në Universitetin e Sporteve në Shqipëri. “Shqipëria është e famshme për peshëngritjen dhe unë kam qenë kampion në vendin tim për 10 vjet, duke konkurruar në nivele shumë të larta”, – thotë ai.

“Kështu që unë kisha në mendje një plan për të gjetur një punë këtu dhe kjo është mënyra e duhur”, – shton Papi. Edhe pse është 60 vjeç, Përparimi jo vetëm bën dy punë, por mban edhe  leksione për të moshuar për humbjen e masës muskulore, njohur ndryshe edhe si “sarkopenia”. Studimet kanë treguar se “sarkopenia” prej 1 në 10 persona të moshës mbi 60 vjeç dhe thuajse gjysmën e atyre mbi 80 vjeç.

Papi thotë se marrja e vitaminave shtesë, një dietë e shëndetshme dhe stërvitja e forcës ndihmojnë në ngadalësimin e pasojave të humbjes së masës muskulore. “Disa të moshuar që nisin stërvitjen e forcës mund të ndryshojnë përbërjen e trupit dhe, nëse e ndryshon, kjo do të thotë që mund të rrisësh masën muskulore”, – sqaron ish-sportisti dhe pedagogu shqiptar.

“Dhe nëse rrit masën muskulore, rrit edhe metabolizmin, – vijon ai. – Duke rritur metabolizmin, i djeg më shpejt dhjamërat.” Një tjetër mënyrë e Ferunajt për të promovuar jetesën e shëndetshme tek të moshuarit, është duke vendosur 6 rekorde të shtetit të Oregonit në peshëngritje, në shkëputje dhe shtytje, për grupmoshën 60 deri në 64 vjeç.

“Jo keq si peshë”, – thotë Papi, i cili, sidoqoftë thekson se ai ishte i vetmi konkurrent në garë. “Emri im është në listë sepse unë isha i vetmi konkurrent në kategorinë time të moshës, pra, 60 vjeçar, ndërsa të tjerët ishin të gjithë nën 40 vjeç”, – sqaron Përparimi. E duket se ai po e barazon 60-ën me 40-tën.

Dhe, Papi thotë se kur vjen puna tek stërvitja e forcës dhe mbajtja në formë, padyshim që është e mundur. “Unë vij nga Shqipëria dhe është e çuditshme që një emër si Përparim Ferunaj të shkruhet në librat e rekordeve të Oregonit. Por është zbavitëse, apo jo?” – përfundon ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh