(Video) Formula 1 / Volf: Hemilton-Mercedes, “një çift” përtej 2021-shit

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2020 22:00

ASNN – Drejtori i skuadrës gjermane flet për zgjatjen e bashkëpunimit me pilotin britanik. Kontrata aktuale e 6 herë kampionit të botës, Ljuis Hemilton, me “Mercedes”-in skadon në fund të këtij viti. Por kreu i skuadrës gjermane, Toto Volf, thotë se pret që bisedimet për rinovimin e kontratës të nisin në javët e ardhshme. E ardhmja e Ljuis Hemiltonit ka qenë në qendër të spekulimeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, teksa kontrata aktuale e 6 herë kampionit të botës me “Mercedes”-in skadon në fund të këtij viti.

Por kreu i skuadrës gjermane, Toto Volf, thotë se pret që bisedimet për rinovimin e kontratës të nisin në javët e ardhshme. Në fakt, është shndërruar në një traditë tanimë për Hemiltonin dhe “Mercedes”-in që të presin mbylljen e ndërprerjes dimërore para se të nisin diskutimet për zgjatjen e kontratës, ndaj edhe fakti që këto bisedime nuk kanë nisur, nuk përbën ndonjë risi. Por nënshkrimi i kontratave të reja nga ana e Maks Verstapenit e Sharl Lëklërkut përkatësisht me “Red Bull”-in dhe “Ferrari”-n, ka bërë që të rritet interesi për të ardhmen e britanikut që synon të thyejë rekordin e Shumakerit.

Sidoqoftë, duke folur në Londër, Toto Volfi la të nënkuptohej se është zgjatja e bashkëpunimit është një përfundim i logjikshëm për të dyja palët. “Është një çift që vetëm se mund të shkojë përpara krah më krah”, është shprehur figurativisht kreu i skuadrës gjermane, duke shtuar: “Ne duam të kemi pilotin më të shpejtë në makinën tonë dhe unë e di që Ljuisi dëshiron të jetë në makinën më të shpejtë dhe prandaj kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme për të dyja palët.”

“Ne udhëtojmë rreth e rrotull botës për 10 muaj çdo vit dhe i shkatërrojmë nervat njër-tjetrit çdo dy javë dhe ajo që bëjmë gjatë ndërprerjes dimërore, është që e lëmë njëri-tjetrin të qetë. Por unë kam një besim të madh në aftësinë e skuadrës për të tërhequr pilotët më të mirë dhe, për momentin, Ljuisi ka dëshmuar se është piloti më i mirë dhe se bashkëpunimi midis tij dhe nesh është afatgjatë”, – ka përfunduar kreu i skuadrës gjermane të “Mercedes”-it, Toto Volf.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh