(Video) Formula 1 / Verstapen: Jemi gjithnjë dy gara prapa rivalëve tanë në pistë

Share Button

AlbanianSport.com 06/08/2018 16:35

ASNN – “Rivalët tanë, “Mercedes”-i dhe “Ferrari” i përfitojnë më shpejt përmirësimet në motor dhe prandaj kam ndjesinë që ne jemi gjithnjë dy gara me vonesë këtë sezon.” Kështu ka deklaruar piloti holandez i skuadrës së “Red Bull”-it, Maks Verstapeni e pohoi se kjo ka qenë edhe arsyeja pse sezoni i skuadrës austriake ka pësuar rënie. “Red Bull”-i i fitoi 3 garat e para, por nuk e ka shijuar më fitoren në 9 garat e tjera të zhvilluara deri më tani.

Maks Verstapen mendon se makina e tij “Red Bull” në Formula 1 këtë sezon ka qenë gjithmonë dy gara me vonesë sa u përket përmirësimeve të vazhdueshme të motorit, për shkak se kjo nuk ka qenë në listën e përparësive të furnizuesit, “Renault”. Ringjallja e skuadrës së firmës automobistike franceze në 2016-ën e ka ndërlikuar mjaft marrëdhënien e saj me “Red Bull”-in që është furnizuar rregullisht me motorët e saj për disa sezone radhazi.

Në fakt kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse skuadra austriake do të përdorë motorët e “Hondës” sezonin e ardhshëm, duke u bërë kështu të vetmet partnere, së bashku me skuadrën simotër, “Toro Rosso” të firmës automobilistike japoneze. “Rivalët tanë, “Mercedes”-i dhe “Ferrari” i përfitojnë më shpejt përmirësimet në motor dhe po kështu ndodh edhe me përshtatjen e motorit me karburantin”, – ka deklaruar piloti holandez i skuadrës së “Red Bull”-it.

“Prandaj kam ndjesinë që ne jemi gjithnjë dy gara me vonesë këtë sezon”, – ka shtuar Verstapeni, i cili e pohoi se kjo ka qenë edhe arsyeja pse sezoni i skuadrës austriake ka pësuar rënie, pasi “Red Bull”-i i fitoi 3 garat e para, por nuk e ka shijuar më fitoren në 9 garat e tjera të zhvilluara deri më tani. Verstapeni, i cili do të ketë një shok të ri skuadre sezonin e ardhshëm, pas kalimit të papritur të Daniel Rikiardos tek “Renault”, tha se stafi i skuadrës tanimë duhet të përqendrohej tek gjërat që mund t’i kontrollonte.

“Ne duhet të përmirësojmë makinën, pasi nuk kemi asgjë më pak sesa “Mercedes”-i dhe “Ferrari” dhe kjo është ajo me të cilën duhet të merremi”, – përfundoi piloti holandez.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh