(Video) Formula 1 / Vazhdon java e lëvizjeve të mëdha të pilotëve

Share Button

AlbanianSport.com 14/05/2020 20:15

ASNN – Sebastian Fetel zëvendosohet nga Karlos Sainzi tek “Ferrari”, Daniel Riçiardo zhvendoset tek “MekLaren”-i. Teksa pritet me padurim nisja e garave në Formula 1, një tjetër garë po zhvillohet edhe më e ethshme nëpër zyra dhe korridore, ajo e merkatos së pilotëve. E enjtja ka sjellë dy njoftime të bujshme, pasi Karlos Sainzi do të zëvendësojë Sebastian Fetelin tek “Ferrari”, ndërsa Daniel Riçiardo zhvendoset tek “MekLaren”-i.

Formula 1 ende nuk e ka nisur sezonin e saj të ri për shkak të epidemisë së virusit korona, që ka shpërthyer në shkallë globale, por kjo nuk do të thotë se sporti më i shpejtë në botë po bën pushim. Përkundrazi, teksa pritet me padurim nisja e garave, një tjetër garë po zhvillohet edhe më e ethshme nëpër zyra dhe korridore, ajo e merkatos së pilotëve. Vetëm pak ditë pas u konfirmua se Sebastian Feteli dhe “Ferrari” do ta mbyllin në fund të këtij viti bashkëpunimin e tyre 6-vjeçar, skuadra italiane ka nxitur të gjejë menjëherë zëvendësuesin e italianit.

Dhe ai është piloti spanjoll, Karlos Sainz, i cili do të marrë kështu vendin e lënë bosh nga italiani. “Ferrari” ka lëshuar një deklaratë për shtyp të enjten në mëngjes, ku ka konfirmuar se Sainzi do të largohet nga “McLaren”-i në drejtim të skuadrës italiane dhe do të jetë piloti tjetër i “kokëkuqes” për vitin 2021, përkrah Sharl Lëklerkut. Spanjolli ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën italiane me bazë në Maranelo. Ndërkohë, edhe “MekLaren”-i nuk ka humbur kohë, duke e zëvendësuar Karlos Sainzin me Daniel Riçiardon si pilotin tjetër të saj për vitin 2021.

Kjo marrëveshje nënkupton se fituesi i 7 garave deri më tani në Formula 1 do të largohet nga “Renault”, për të cilën garoi për dy sezone pas largimit të tij nga “Red Bull”-i. “MekLaren”-i kishte shprehur interesimin prej disa kohësh, duke i bërë një ofertë australianit në  2018-ën. Por Riçiardo vendosi atëherë të nënshkruante me “Renault”, e cila u rendit pas “MekLaren”-it në garën e konstruktorëve vitin e shkuar. Ndërkohë, Lando Norris është konfirmuar gjithashtu si piloti tjetër i “MekLaren”-it, përkrah Riçiardos.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh