(Video) Formula 1 / Valteri Botas: Qëndrueshmëria, sfida ime për 2020-ën

Share Button

AlbanianSport.com 12/01/2020 21:10

ASNN – Piloti finlandez i skuadrës gjermane analizon 2019-ën, përvijon synimet për Botërorin e radhës. Po cili është sekreti i mposhtjes së një kampioni të 6-fishtë të botës? Valteri Botas e di tanimë se pse nuk arriti ta mundë shokun e tij të skuadrës tek “Mercedes”-i, Ljuis Hemiltonin, në 2019-ën dhe thekson se do të jetë qëndrueshmëria arma më e fortë me të cilën ai do ta sfidojë kampionin në fuqi të botës në 2020-ës. Me 4 fitore, 15 podiume dhe 5 nisje nga vendi i parë, Botasi e mbylli Botërorin e 2019-ës me 87 pikë më pak sesa totali prej 413 pikësh i Hemiltonit.

Në Çmimin e Madh të Abu Dhabit në 2019-ën, ku ai u rendit i 4-ti pasi ishte nisur nga vendi i fundit, finlandezi pati shpjeguar sesi mund ta mposhtte britanikun në 2020-ën. “Më duhet më shumë qëndrueshmëri gjatë gjithë sezonit”, – pati theksuar ai, duke vijuar: “Ljuisi është gjithmonë aty, duke dhënë maksimumin në çdo seancë provash dhe në çdo garë. Edhe unë kam qenë aty shumicën e kohës, por jo çdo fundjavë gare. Duhet të gjej barazpeshën në çdo gjë dhe duhet të gjej mënyra që të jem në më të mirën time sa më shpesh dhe besoj se mund ta arrij këtë në njëfarë mënyre.”

“Kjo do të jetë edhe detyra ime e shtëpisë gjatë pushimeve dimërore”, – shtoi ai. Edhe pse nuk ndjehej i humbur në 2019-ën, Botasi e mbylli vitin i qetë dhe i sigurt, duke lënë të nënkuptohet se ka një “plan të fshehtë” për ta mundur Hemiltoni. Ndërkohë, gjatë shkëputjes dimërore, ai ka qenë sërish në timon, duke korrur një fitore në pistën franceze “Paul Ricard”, por me një makinë relli. Por, si do ta përmirësojë ai qëndrueshmërinë e tij në 2020-ën?

“Nga të mësuarit prej të gjithë gabimeve që kam bërë në 2019-ën, – përgjigjet finlandezi. – Duke shqyrtuar çdo hollësi të gabimeve që kam bërë, pse i kam bërë ato dhe si mund t’i kisha shmangur.” Megjithatë, nuk do të jetë vetëm Hemiltoni sfida me të cilën do të përballet Botasi në 2020-ën, pasi pritet që ky të jetë Botërori më i vështirë i “Mercedes”-it në epokën turbo-hibride.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh