(Video) Formula 1 / Pista e Çmimit të Madh të Francës ndryshon itinerar

Share Button

AlbanianSport.com 28/01/2020 21:45

ASNN – Projektohet rishikimi i planimetrisë për të nxitur më tepër parakalime dhe spektakël. Sezoni i ri i Formulës 1 pritet të përjetojë një sërë ndryshimesh, të cilat pritet t’i paraprijnë ndryshimeve rrënjësore të 2021-shit. Një ndryshim domethënës pritet të përjetojë edhe pista “Pol Rikard” në Formula 1, ku rishikimi i itinerarit dhe trajektores së saj pritet të nxitë më tepër parakalime dhe të ofrojë më shumë spektakël.

Është një nga pistat më të veçanta të Formulës 1, por tanimë po i nënshtrohet një rishikimi për të lejuar më tepër parakalime dhe për ta bërë garën edhe më zbavitëse. Që nga koha kur Çmimi i Madh i Francës u kthye në kalendar, Formula 1 ka përjetuar një garë me 106 xhiro. Këto 106 xhiro kanë bërë që çdo tifoz të mbajë frymën dhe rikthimi i kësaj piste klasike erdhi në një kohë kur vetë garimi po kërkonte një rizgjim.

Ndryshe nga pistat që jemi mësuar të shohim zakonisht, pista “Paul Rikard” shfrytëzon një përzierje të veçantë të asfaltit me volframin në zonat e daljes prej saj, ndërkohë që pistat tradicionale që janë rrethuar me zhavorr ose bar. Ndërkohë që kjo promovon pilotimin e kujdeshëm dhe ndëshkon pilotët që dalin nga pista, “Paul Rikard”-i në anën tjetër, shfrytëzon nivele të ndryshme të ashpërsisë së pistës për të ndëshkuar pilotët që dalin nga pista.

Dhe Erik Bulieri, i cili është emëruar së fundmi drejtor i Çmimit të Madh të Francës,  ka propozuar disa ndryshime të itinerarit të pistës, për të nxitur një garim më sfidues. Bulieri ka propozuar disa ndryshime në sektorin e parë të pistët, që përfshin kthesat nga 1-shi deri tek 5-sa. “Praktikisht do të riprojektojmë të gjithë sektorin e parë”, ka thënë ai, duke vijuar: “Kthesa e madhe midis 8-ës dhe 9-ës mbetet, sepse ne nuk duam të zhbëjmë ADN-në e pistës.”

“Po kështu mbeten kthesat legjendare nr. 10 dhe nr. 11. Tani presim miratimin e Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA), por ne synojmë një garim më prapë njëri-tjetrit dhe një mundësi më të madhe parakalimi”, – ka përfunduar Bulieri. Në fakt, gara e 2019-ës u cilësua gjerësisht si Çmimi i Madh më i mërzitshëm i vitit, ndërsa gara e 2020-ës do të zhvillohet më 28 qershor.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh