AlbanianSport.com 13/02/2020 22:00
ASNN – Vijon prezantimi i makinave të reja për sezonin e ri të Formulës 1 dhe skuadra e radhës ka qenë “MekLareni”. Skuadra që u rendit e 4-t në kampionatin e konstruktorëve në 2019-ën, do të vazhdojë të përfaqësohet nga pilotët Karlos Sainz dhe Lando Norris. Pasi e shtangu botën e Formulës 1 duke marrë, madje në mënyrë bindëse, vendin e 4-t në kampionatin e konstruktorëve në 2019-ën, “McLaren”-i ka prezantuar të enjten makinën që shpreson t’i çojë edhe më përpara në 2020-ën.
E mbiquajtur “MCL35”, makina e re, që ka një sipërfaqe mat, me dy kreshta të ngritura përpara dhe me një pjesë të përparme më të hollë, u prezantua në Qendrën Teknologjike të “McLaren”-it nga pilotët Karlos Sainz dhe Lando Norris, të shoqëruar nga kreu ekzekutiv i “McLaren Racing”, Zak Braun, dhe kreu i skuadrës, Andreas Saidl. “Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë skuadrën, – tha Saidli. – Ky është një tjetër hap në rrugëtimin tonë. Është e rëndësishme që të mos humbasim vëmendjen, pasi do të jetë një sezon.”
“Asgjë nuk vjen lehtë në Formula 1 dhe beteja do të jetë e vështirë. Kemi 6 ditë në dispozicion për t’u përgatitur për sezonin e ri dhe Karlosi, Landoja dhe gjithë skuadra jonë në këtë qendër janë gati të zbresin në pistë”, – ka përfunduar ai. Si Norrisi, ashtu edhe Sainzi u shprehën të kënaqur me makinën e re dhe shprehën besimin se skuadra do të shkojë një hap në sezonin e ri.