(Video) Formula 1 / “Ferrari”, një nisje ëndrrash në “uverturën” e sezonit të ri

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2022 21:55

ASNN – Merr dy vendet e para në Bahrein, lë pas “Mercedes”-in, zhgënjen “Red Bull”-i. Kampionati më i bukur në botë i garave me makina, Botërori i Formulës 1, i cili do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka ngritur të dielën siparin e sezonit të ri me Çmimin e Madh të Bahreinit.

Dhe ashtu siç kishte ndodhur edhe provat e lira dhe provat zyrtare gjatë të premtes dhe të shtunës, por edhe sikundër ishte parashikuar me rregulloret e reja të ndërtimit të makinave, gara e parë ka dhuruar të papritura dhe emocione përgjatë 57 xhirove të saj në pistën e Sakhirit. Dhe teksa është nisur nga vendi i parë, Sharl Lëklerk e ka mbrojtur pozicionin e tij në kthesën e nga sulmi i Maks Verstapenit.

Ashtu sikundër piloti tjetër i “Ferrari”-t, Karlos Sainz, mbron vendin e 3-të, kurse Ljuis Hemiltoni dhe Kevin Magnuseni parakaluan Sebastian Perezin. Por ky i fundit ia rimerr vendin e 4-t britanikut në xhiron e 10-të, ndërsa pas ndërrimeve të para të gomave, Lëklerk dhe Verstapen zhvillojnë një betejë për disa xhiro, duke shkëmbyer dy vendet e para.

Por piloti nga Montekarlo e ruan kryesimin edhe pas ndërrimeve të dyta të gomave, në xhiron e 35-të, ndërsa 11 xhiro më pas hyn në pistë makina e sigurisë, pasi makina “AlfaTauri” e Pjer Gaslisë, merr flakë. Ndonëse piloti holandez i “Red Bull”-it e vë në vështirësi rivalin e tij të “Ferrari”-t, Lëklerku e ruan vendin e parë, ndërsa në atë që ishte një fund i hidhur, kampioni në fuqi i botës, Maks Verstapen, tërhiqet nga gara 4 xhiro para fundit, për shkak të një problemi me bateritë.

Sikur të mos mjaftonte kjo,  edhe piloti tjetër i skuadrës austriake, Serxhio Perez, i cili mbante vendin e 3-të, pëson një avari me motorin në xhiron e fundit. Kështu, pra, “Ferrari” e nis në mënyrë të shkëlqyer sezonin, duke marrë dy vendet e para në garën e Bahreinit, duke lënë pas dy makinat e “Mercedes”-it, teksa podiumin e plotësoi 7-herë “kampioni i botës”, Ljuis Hemilton.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh