AlbanianSport.com 08/01/2020 23:00
ASNN – Zjarret që kanë përfshirë Australinë kanë vënë në rrezik zhvillimin e garës së parë të Botërorit të Formula 1-shit për vitin 2020. Sipas kalendarit, gara e parë do të zhvillohet në Melbërn më 15 mars 2019, por tashmë retë e mëdha të tymit kanë mbuluar edhe pistën në “Albert Parkut”. FIA dhe organizatorët e garës po monitorojnë situatën.
Australia prej disa kohësh është përfshirë nga zjarret, për shkak të temperaturave të larta, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, si dhe humbjen e jetës së shumë personave. Por përtej kësaj, edhe drejtuesit e Formula 1 janë të shqetësuar. Kjo për shkak se në 15 mars 2020, sipas kalendarit të Botërorit, pikërisht në Melbërn, do të zhvillohet gara e parë.
Por takimi i parë tradicional i kampionatit në “Albert Park” tashmë është në dyshim për t’u zhvilluar. Situata e rëndë shkaktuar nga zjarret që ka përfshirë vendin, ka dhënëve efektet negative. Kështu Botërori i Rellit, i programuar për t’u zhvilluar atje në nëntor u anulua, e duket se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe për garën e Formula 1, pasi nuk ka asnjë afat se kur mund të shuhen vatrat e shumta të zjarreve në Australi.
Sipas rrjetit prestigjioz britanik, BBC, drejtuesit e organizmit që qeveris automobilizmin botëror janë duke monitoruar situatën. Ata janë në bisedime me organizatorët e garës për të kuptuar situatën në Melbërn. Retë e mëdha të tymit kanë mbërritur tashmë edhe në kompleksin “Albert Park”, duke vënë në dyshim zhvillimin e garës së parë të Botërorit të Formula 1.