AlbanianSport.com 25/09/2018 21:35
ASNN – Kimi Raikoneni, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, ka nënshkruar në fillim të këtij muaji një kontratë dyvjeçare që e rikthen atë tek “Sauber”-i, skuadra me të cilën ai debutoi në Formula 1 në vitin 2001. Dhe agjenti i tij, Stiv Robertson, thotë finlandezi është plotësisht i motivuar për të garuar me “Sauber”-in dhe se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga Formula 1, edhe nëse “Ferrari” nuk do të kishte vend për të në makinat e veta.
Agjenti i Kimi Raikonenit, Stiv Robertson, thotë finlandezi është plotësisht i motivuar për të garuar me “Sauber”-in sezonin e ardhshëm dhe se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga Formula 1, edhe nëse “Ferrari” do ta kishte tërhequr nga makinat e veta. Raikoneni, i cili mbush 39 vjeç muajin e ardhshëm, ka nënshkruar në fillim të këtij muaji një kontratë dyvjeçare që e rikthen atë tek “Sauber”-i, skuadra me të cilën ai debutoi në Formula 1 në 2001-shin.
Shumë patën menduar se Raikoneni nuk do të dëshironte t’i bashkohej një tjetër skuadre nëse do të largohej nga “Ferrari”, por, duke shpjeguar vendimin për t’iu bashkuar “Sauber”-it, Robertsoni tha pasioni për Formulën 1 i kampionit të botës në 2007-ën nënkupton se ai nuk ishte gati të tërhiqej apo të provonte fatin në një kategori tjetër. “Kimi i dashuron makinat e Formulës 1 dhe garimin aty”, – deklaroi agjenti i finlandezit.
“Njerëzit janë të çuditur, sepse, pasi kishte pilotuar për “Ferrari”-n për kaq shumë vjet, shumë njerëz prisnin që ai të tërhiqej, të shëtiste me jahtin dhe të shijonte jetën, – vijoi Robertsoni. – Por ai i dashuron makinat dhe garimin në Formula 1, pasi kjo e zbavit pa fund. Kimi e dashuron sfidon sfidën dhe, nëse nuk do të bënte këtë që po bën, ai do të ishte duke garuar në motokros, por Formula 1 është padyshim kulmi për të. Dhe sapo e mësuam që me “Ferrari”-n do të mbyllej bashkëpunimi, ai më tha t’i gjej një skuadër tjetër.”
“Sauberi” mund të mos jetë në nivelin e “Ferrari”-t, por Roberston beson se shkuarja e Raikonenit aty i jep asaj skuadra një profil tjetër, më serioz dhe finlandezi do t’i ndihmojë ata ta përmirësojnë makinën.