AlbanianSport.com 26/01/2020 19:55
ASNN – Trajneri brazilian i Flamurtarit vlerëson lojën e skuadrës, por shpreson ende në merkato. Duke folur pas humbjes minimale në Shkodër, braziliani i stolit vlonjate, Marselo Troizi, thekson se kishte shpresuar më tepër nga ndeshja me Skënderbeun. Megjithatë, trajneri i kuqezinjve shpreson ende në përforcime të tjera, ndërsa ka sqaruar edhe të ardhmen e tij. Skuadra e tij mund të mbajë vendin e fundit në renditje, me vetëm 6 pikë të marra në 19 javë, por trajneri i Flamurtarit, Marselo Triozi, kishte shpresuar më tepër nga ndeshja me Skënderbeun.
“Është ndjesi e vështirë të kapërdish golin në minutat e fundit, – tha ai. – Duhet të japë urimet më të sinqerta ekipit të Skënderbeut, që në letër ishte superior, por nuk rezultoi i tillë në fushën e lojës. Dolëm të zhgënjyer pasi donim të merrnim ndonjë pikë, por futbolli kështu është dhe shpresojmë që në ndeshjen e radhës të jemi më të fortë dhe të arrijmë rezultat.” Duke folur pas humbjes minimale në Shkodër, braziliani i stolit vlonjat ka sqaruar edhe të ardhmen e tij. “Unë kam nënshkruar një kontratë vetëm për këtë sezon dhe dua t’i shkoj deri në fund”, – thotë 43-vjeçari.
“Kam biseduar me administratorin që do sillte disa lojtarë, – thotë Troizi. – Erdha sepse kam marrë garanci nga ai, pasi ka një projekt. E kam ditur që situata është shumë e vështirë, por unë kam ardhur të punojmë fort dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kemi dhe kupën e Shqipërisë objektiv, kështu që do vazhdojmë”. Megjithatë, trajneri i kuqezinjve shpreson ende në përforcime të tjera. “Situata është e vështirë, por megjithatë ndaj Skënderbeut improvizuam, – thekson braziliani. – Skënderbeu ishte më i fortë, ishin shumë më superiore se ne, por sërish fituan me një rezultat të ngushtë.”
“Shpresoj të zgjidhet sa më shpejtë kjo situatë, dhe po bëhet maksimumin për t’u zgjidhur, – ka vijuar kreu i stolit vlonjat, Marselo Troizi. – Nëse vijnë lojtarët që kemi marrë, do të jetë një Flamurtari më i fortë, por tanimë sytë i kemi nga Kupa, e cila u jep shanse të gjithëve. Prandaj tanimë do t’i kthehemi punës për të përgatitur ndeshjen e radhës.”
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: