AlbanianSport.com 17.05.2016 11:15
ASNN – Flamurtari do të luajë për veten dhe jo për të tjerët. Kjo është garancia që drejtori i klubit vlonjat, Ardi Behari, ka dhënë në prag të sfidës së javës së fundit me Skënderbeun, duke u bërë njëkohësisht thirrje tifozëve për vetëpërmbajtje.
Takimi Flamurtari-Skënderbeu do të luhet në Stadiumin e Vlorës, duke nisur nga ora 17:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Të mërkurën do të luhet në Vlorë takimi i vlefshëm për javën e 36-të dhe të fundit të Kategorisë Superiore, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, dhe, sipas drejtorit të klubit vlonjat, skuadra bregdetare do të luajë për veten dhe jo të tjerët.
Duke patur parasysh atmsoferën e ngarkuar të këtij fundsezoni, Behari u bën thirrje tifozëve për vetëpërmbajtje. Ashtu sikundër Flamurtari-Skënderbeu, edhe takimet e tjera të vlefshme për javën e 36-të të Kategorisë Superiore, nisin të gjitha në ora 17:00.