AlbanianSport.com 20.06.2016 20:25
ASNN – Shteti brazilian i Rio de Zhaneiros shpalli falimentimin publik, për shkak të vështirësive financiare. Ky vendim rrezikon të anulojë edhe Lojërat Olimpike të gushtit, që do të mbahen në këtë rajon.
Qeveria rajonale e Rio de Zhaneiros ka shpallur “gjendjen e falimentimit publik” për shkak të problemeve te rënda financiare, më pak se 50 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike që do të mbahen në këtë qytet brazilian.
Guvernatori i Shtetit, Francisko Dorneles, tha se arsyeja e vetme është kriza e rëndë ekonomike dhe falimentimi i qeverisjes mund të çojë në pezullimin e mbajtjes së Olimpiadës, e cila duhet të nisë më 5 gusht.
Jo vetëm ky shtet, por i gjithë Brazili është tronditur nga një krizë e rëndë financiare, më e forta në historinë e vendit, që është rënduar edhe më shumë nga dukuria e përhapjes se virusit Zika si dhe nga shkarkimi i presidentes Dilma Rusef.