AlbanianSport.com 09.08.2016 09:45
ASNN – Sonte, duke nisur nga ora 20:30, në Trond’heim të Norvegjisë, do të luhet sfida e Superkupës së Evropës në futboll, ku Reali i Madridit do të përballet me Seviljen. Dy skuadrat spanjolle, që triumfuan përkatësisht në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Evropës gjatë edicionit të shkuar, rikthehen me ndryshime të shumta.
Reali i Madridit dhe Sevilja do të kërkojnë të ngrenë trofeun e parë sezonal, kur do përballen me njëra-tjetrën në Trond’heim të Norvegjisë, ndeshje e vlefshme për Superkupën e Evropës. Dy skuadrat spanjolle triumfuan përkatësisht në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Evropës gjatë edicionit të shkuar.
Po ato rikthehen me ndryshime të shumta. Trajneri i gjigandëve madrilenë, Zinedin Zidan, do të vuajë disa mungesa mjaft të rëndësishme, për shkak të pjesëmarrjes së lojtarëve të tij në Evropianin e Francëz. Gareth Bejli, Toni Krosi, Kristiano Ronaldo apo Pepe nuk janë të gatshëm për këtë sfidë.
Ndërsa Karim Benzema nuk është në formën e tij maksimale. Nga ana tjetër, Sevilja duhet të vuajë largimin e tre prej titullarëve më të rëndësishëm si Ever Banega, Kevin Gameiro dhe Krishoviak. Në konferencën e tij për shtyp, Zidan u shpreh i bindur se do të arrijë të triumfojë, ndonëse nuk do ketë ekipin e tij më të fortë.