AlbanianSport.com 10.07.2016 19:00
ASNN – Kontinenti i vjetër do të mbajë frymën sonte dhe do t’i kthejë sytë nga Parisi, aty ku në mitikun “Stadë dë Francë” do të luhet finalja e Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit.
Vendi organizator, Franca, dhe Portugalia do të përballen sonte me njëra-tjetrën, në atë që është edhe një përballje midis dy numrave 7, francezit Antuan Grizman dhe portugezi Kristiano Ronaldo.
Historia e deritanishme flet bindshëm frëngjisht, por portugezët mendojnë ndryshe. Portugalia i ka humbur 10 përballjet me Francën, në një bilanc që shtrihet që në vitin e largët 1975.
Po kështu, portugezët do të kërkojnë të lënë pas atë humbje në finalen e “Euro 2004”-ës në në Lisbonë përballë Greqisë, në atë ishte një nga surprizat më të mëdha të turneut kontinental. Në anën tjetër, Franca i ka fituar të gjitha veprimtaritë të cilat i organizuar vetë.