AlbanianSport.com 24.06.2016 11:35
ASNN – “Ky Evropian tregoi se arena futbollistike ndërkombëtare është tashmë një rrafsh hapur për të gjithë.” Kështu ka deklaruar presidenti e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Graet, për të cilin “Spanja nuk është më skuadra që dominon botën, ndërsa konkurrenca është mjaft e fortë dhe të gjitha skuadrat janë thuajse të të njëjtit nivel.
Tanimë gara është hapur plotësisht, pasi, për herë të parë që 1996-ta, asnjë skuadër nuk ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet e grupit. Prandaj gjithçka është është në lojë. Turi i 16-shes është në fakt një “déjà vu” për Spanjën dhe Italinë, që do të përballet sërish vetëm 4 vjet pasi iberikët i shpartalluan axurrët, duke rrëmbyer kurorën e kampiones së Evropës.
Si e dyta në grup e mbylli edhe Anglia, e cila duhet t’i japë fund “përrallës nordike” të Islandës nëse synon të vazhdojë të qëndrojë në Evropian. Për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Graet, ky Evropian tregoi se arena futbollistike ndërkombëtare është tashmë një rrafsh hapur për të gjithë. “Futbolli është një sport i admirueshëm, pasi asnjëherë nuk e di se kush mund të fitojë”, – ka thënë ai.
“Spanja nuk është më skuadra që dominon botën, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin e vendit mikpritës të këtij Evropian. – Konkurrenca është mjaft e fortë dhe të gjitha skuadrat janë aty-aty. Kjo shpjegon se pse nuk ka patur rezultate të thella në ndeshjet e deritanishme.”
Sa për vendin organizator, Franca u rendit e para në grupin ku ndodhej edhe Shqipëria dhe do të përballet në turin e 16-shes me Irlandën. Ndërkohë, Irlanda e Veriut do të përballet në derbin britanik me Uellsin, ndërsa Sllovakia përballet me kampionen në fuqi të botës, Gjermaninë. Ndeshja e parë e turit të 16-shes, është ajo midis Zvicrës dhe Polonisë.