AlbanianSport.com 10.07.2016 23:35
Portugalia është kampionia e re e Evropës në futboll. Heroi i saj është Eder, i cili me golin e tij në pjesën e dytë të shtesës, u dha portugezëve trofeun e “Euro 2016”-ës. Francezët u zhytën në dëshpërim pasi ishin përgatitur të ngrinin trofeun në vendin e tyre.
Përveç fitores, Portugalia do të mbahet mend edhe për rezultatet e arritura në këtë eveniment. Ajo u shpall fituese pas 5 barazimesh dhe vetëm një fitoreje, asaj në finale. Ky takim më shumë se për rastet e humbura nga të dyja palët, do të mbahet mend edhe për mungesën e Kristiano Ronaldos.
Ylli portugez, një nga lojtarët më të paguar në botën e futbollit, u detyrua të linte fushën e lojës në mesin e pjesës së parë pas një dëmtimi, duke shpërthyer në lot. Për francezët i vetmi ngushëllim, pas një organizimi të shkelqyer të “Euro 2016”, është Antuan Grizman. Me gjashtë golat e shënuar, ai është shënuesi më i mirë i kampionatit.
Franca ul kokën në shenjë respekti dhe përshendet Portugalinë kampionen e re të Europës. Festa shpërthen si në “Stade de France” në sektorët e tifozëve portugezë dhe në të gjithë Portugalinë, pasi kontinenti i vjetër ka tashmë një kampione të re të “topkëmbës”.