AlbanianSport.com 10.06.2016 17:25
ASNN – Një park tifozësh është konceptuar në trajtën e një qendre për zbavitje dhe festë. Kjo ka qenë ideja e ngritjes së “Tirana Fan Zone”. I vendosur në Sheshin “Nënë Tereza”, do të akomodojë një numër të madh tifozësh përgjatë muajit të Evropianit “Francë 2016”.
Për herë të parë, edhe kryeqyteti shqiptar, Tirana, do të ketë një qendër tifozësh për të ndjekur Evropianin e futbollit. “Tirana Fan Zone”, i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza”, do të akomodojë një numër të madh tifozësh.
Sipas organizatorëve, ky park tifozësh është konceptuar në trajtën e një qendre për zbavitje dhe festë. “Tirana Fan Zone” do të jetë i hapur për 31 ditë për sportdashësit e kryeqytetit.