AlbanianSport.com 21/02/2024 17:30
ASNN – Erzeni shtang Vllazninë në Kupë. E mund 2-1 në Rrogozhinë në takimin e parë, duke synuar gjysmëfinalen. Edhe pse është i përfshirë në betejën për mbijetesë, në takimin e parë, të luajtur në Stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, Erzeni ka mundur të mërkurën Vllazninë me një gol në minutat e fundit, në takimin e parë të çerekfinaleve.
Kështu Erzeni hedh hapin e parë drejt kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa Vllaznia do të synojë të provojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”. Pas dy çifteve të para, që i luajtën të martën takimet e para, të mërkurën i kanë luajtur takimet e para edhe dy çifteve e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, duke dhuruar rezultate interesante.
Kështu, edhe pse është i përfshirë në betejën për mbijetesë në Kategorinë Superiore, në takimi e parë të luajtur në Stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinën, Erzeni ka mundur Vllazninë me një gol në minutat e fundit dhe hedh një hap drejt vendit në gjysmëfinale, edhe pse rezultati 2-1 nuk para jep shumë garanci për ndeshjen e kthimit në Shkodër.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë, teksa ajo e para u mbyll me rrjeta të paprekura. Në atë të dytën, janë shijakasit që kaluan në të parët në epërsi në minutën e 63-të me Asanin, pikërisht në momentin më të mirë të shkodranëve. Këta të fundit vazhduan të provonin pandalur, me golin e barazimit që erdhi vetëm në minutën e 87-të të takimit, me autor Samjlin.
Por në momentin kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte Kacbufi që shënoi vetëm dy minuta më vonë, duke kaluar për herë të dytë në avantazh shijakasit. Kështu Erzeni hedh hapin e parë drejt kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa Vllaznia do të synojë të provojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, ndërsa ka parë t’i prishet pas 10 ndeshjesh vazhda e rezultateve pozitive.