AlbanianSport.com 10.07.2016 12:35
ASNN – Atletja më e spikatur shqiptare, Luiza Gega do të synojë http://albaniansport.com/new/wp-content/uploads/2015/05/ABK-Taulant-Stermasi.jpgsonte historinë, kur të garojë në finalen e garës së 3,000 metrave me pengesa, në Kampionatin Evropian të Atletikës, që po mbahet në Amsterdam.
Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka rrëfyer emocionet e gjysmëfinales, ku Gega u rendit e para, si dhe shpresën për fitimin e të parës medalje kontinentale.
Ishte një gjysmëfinale historike ajo e Luiza Gegës në garën e 3,000 metrave me pengesa në Evropianin e Atletikës në Amsterdam, dhe për trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, kostoja ishte e madhe.
Për Stërmasin, shpresa është për një medalje historike në këtë veprimtari kontinentale. Por trajneri është i kujdesshëm të mos bëjë parashikime, duke ia lënë gjithçka garës. Gara e zhvillohet sot, duke nisur nga ora 17:15.