AlbanianSport.com 10/03/2024 20:45
ASNN – Tirana shpëton sërish “in-extremis”. I falet një 11-metërshi në minutën e 97-të për t’i marrë pikën Egnatias. Kështu, Kategoria Superiore ka nisur java e 27-të. Partizani mund 4-0 Erzenin në Rrogozhinë, Egnatia ndalet nga Tirana në Elbasan. Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në Elbasan, në një sfidë dramatike që u mbyll me rezultatin 1-1.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë erdhi vetëm në minutën e 74-t për rrogozhinasit nga Ibrahimollu. Vjen një harkim nga e majta, që gjen në zonë Montenegro, i cili lë topin për Ibrahimollunë dhe ky i fundit nuk gabon me gjuajtjen e tij duke u dhënë epërsinë rrogozhinasve. Atëhere kur mendohej se sfida do të mbyllej me fitoren e skuadrës së Tetovës, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për bardheblutë.
Abazaj pengohet në zonë pas një mbajtje të Xhemajlit dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për bardheblutë, që u shndërrua në gol në minutën e 97-të nga vetë Abazaj. Kështu, pas 27 javësh kampionat Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë, duke shkuar në 6 ndeshje pa fitore në kampionat, ndërsa Tirana ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 36 pikë.