(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

Share Button

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40

ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të ketë modul të posaçëm për stërvitjen e portiereve femra. Do të nisë më datë 4 mars 2024 edicioni i dytë i kursit “UEFA Goalkeeping B”, që do të jetë i ndarë në 5 blloqe dy ditore dhe do të zgjasë 7 muaj. Në fakt, edicioni i parë i këtij kursi rezultoi mjaft i suksesshëm, ku iu dha një rëndësi e veçantë rolit të trajnerit të portierëve dhe në fund u diplomuan plot 30 trajnerë.

Në këtë edicion të ri të kursit “UEFA Goalkeeping B” pjesëmarrës do të jenë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa nga anëtarët e stafeve të ekipeve kombëtare të moshave, të cilët do të kenë mundësi të marrin leksione nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta, theksoi se ky edicion do të ketë disa ndryshime dhe risi.

“Në tetor të vitit të kaluar përfundoi edicioni i parë i kursit për trajner të portierëve me titullin “UEFA Goalkeeping”, – ka thënë ai fillimisht. – Ishte një edicion mjaft i suksesshëm për ne, edhe pse ishte një projekt pilot dhe një risi për Federatën tonë. U vlerësuam me nota mjaft pozitive edhe nga paneli i ekspertëve të UEFA-s. Më datë 4 mars të këtij viti fillon edicioni i dytë, i cili vjen me disa risi. Pas edicionit të parë, bashkë me ekspertët e tjerë të sektorit të edukimit e pamë të arsyeshme të bëjmë disa ndryshime për të rritur nivelin dhe cilësinë e këtij edicioni.”

Më tej, Meta komentoi risitë e këtij edicioni, ku theksoi se një modul i posaçëm është dedikuar për stërvitjen e portiereve femra. “Një nga risitë është shtimi i orëve praktive, u pa në edicionin e parë që duke qenë se metodat janë të reja për kulturën tonë, ato që zbatohen në UEFA këtu nuk ishin zbatuar më parë dhe u hasën disa vështirësi gjatë edicionit të parë, – ka sqaruar ai. – Për këtë arsye vendosëm ta ndryshojmë barazpeshën që ka qenë gjithmonë, ku 50% e orëve kanë qenë teori dhe 50% praktikë.”

“Në këtë edicion kemi shtuar rreth 10 orë praktike që mendoj do t’i shërbejë mjaft mirë studentëve tanë, – ka vijuar Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF. – Kemi dedikuar një modul të posaçëm për stërvitjen e portieres vajzë dhe për këtë kemi ftuar një ekspert nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), i cili aktualisht punon si trajner portierësh në ekipin A të femrave në përfaqësuesen gjermane, ku do të mbajë disa leksione online për të plotësuar këtë modul rreth portieres femër.”

“Risia e fundit dhe kjo mjaft e rëndësishme, do të kemi një modul të posaçëm ku do të punojmë rreth integrimit të trajner-portierëve në stafin teknik dhe për këtë do të thërrasim trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave të punojnë në një modul të posaçëm me kursantët tanë gjatë kursit”, – ka përfunduar prononcimin e tij Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në Federatën Shqiptare të Futbollit, Erion Meta.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh