AlbanianSport.com 31/10/2018 21:40
ASNN – Ndryshe nga sezoni i shkuar, Teuta e basketbollit për meshkuj do të luftojë në të gjitha frontet për trofe, përfshi edhe Ligën Ballkanike. Por bregdetarët e drejtuar nga trajneri Boban Niniç janë të bindur se e kanë potencialin për ta administruar ngarkesën, dhe për t’ia dalë me sukses.
Teuta ishte surpriza e këndshme e sezonit të shkuar të basketbollit të meshkujve, duke rivalizuar deri në fund me Tiranën dhe, ndonëse nuk e siguroi dot titullin “kampion”, arriti të fitonte Superkupën.
Dhe duke u mbështetur mbi këtë bazë, skuadra durrsake ka nisur sezonin e ri me objektivin për të shkuara një hap më larg. Endrit Hysenagolli dhe Gent Lasku ishin përforcimet më të fundit të Teutës, por ata e ndjejnë veten të integruar tanimë me ekipin durrsak.
E mira nuk ka fund, por në kampin durrsak janë të ndërgjegjshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim. Ndryshe nga sezoni i shkuar, Teuta do të luftojë në të gjitha frontet për trofe, përfshi edhe Ligën Ballkanike, por bregdetarët janë të bindur se e kanë potencialin për ta administruar ngarkesën, dhe për t’ia dalë me sukses.
Duke reflektuar edhe mendimin e skuadrës, Hysenagolli thekson se është ende herët për të folur për pretendente. Për kreun e Teutës së basketbollit të meshkujve, Arqile Gorrea, ky sezon është një mision më vete për vetë qytetin, ndërsa nuk mundojnë edhe falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për këtë skuadër.
Ky është reportazhi i plotë i përgatitur nga RTSH Sport mbi këtë skuadër. Klikoni videon e mëposhtme për të gjitha intervistat me protagonistët e skuadrës së Teutës në basketboll për meshkuj.