AlbanianSport.com 06/04/2020 21:40
ASNN – Skuadra bavareze zbriti të hënën në fushën e blertë për të t’u stërvitur në grupe të vogla. Futbolli në Gjermani është pezulluar për gati një muaj dhe ky pezullim do të mbetet në fuqi për dy kategoritë e para së paku deri më 30 prill 2020. Por Bajerni i Mynihut i është rikthyer në stërvitje me grupe të vogla duke nisur nga dita e hënë. Klubi bavarez konfirmoi se ekipi i parë i trajnerit Hansi Flik do të ndjekë udhëzimet e qeverisë gjermane për masat parandaluese ndaj koronavirusit.
Klubet gjermane janë lejuar t’u kthehen stërvitjeve ekipore të hënën, ku disa klube kanë zgjedhur të ushtrojnë në grupe të vogla pas masave strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Futbolli në Gjermani është pezulluar për gati një muaj dhe ky pezullim do të mbetet në fuqi për dy kategoritë e para së paku deri më 30 prill. Më 13 mars Bundesliga u pezullua fillimisht deri më 2 prill, por pas një takimi të klubeve të saj më 31 mars, kjo masë u zgjat të paktën deri më 30 prill 2020.
Në një komunikatë të afishuar në faqen zyrtare të klubit në Internet, por edhe në profilet e veta në rrjetet sociale, Bajerni u bëri thirrje përkrahësve të vet të qëndrojnë larg qendrës stërvitore të klubit kur lojtarët të rikthehen në punë. “Ekipi i parë i Bajernit të Mynihut do të rikthehet në stërvitje në kompleksin stërvitore në “Sabener Shtrase” në grupe të vogla, duke nisur nga e hëna e 6 prillit”, thuhet në njoftimin e gjigantes gjermane, e cila vijon: “Kjo do të bëhet në përputhje me politikën e qeverisë dhe autoriteteve përkatëse”.
Numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në Gjermani në mbi 100 mijë këtë fundjavë, ndërsa afro 1,600 kanë humbur jetën.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.