(Video) Doviciozo, “mbreti i shiut” në Malajzi, gjen fitoren pas 7 vjetësh

Share Button

moto-gp-doviciozo-shiu-2016

AlbanianSport.com 30.10.2016 14:25

ASNN – Sezoni i jashtëzakonshëm i nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si “Moto GP”, vazhdon të dhurojë emocionet të shumta në rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Sot në mëngjes, transmetuesi publik ka sjellë drejtpërdrejt emocionet e garës së parafundit të sezonit, asaj të Malajzisë, që ka kurorëzuar Andrea Doviciozon si fitues.

9 fitues të ndryshëm në këto 17 gara, teksa ka mbetur edhe një e fundit, ajo e Valencias, për të kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm. Ky është bilanci i jashtëzakonshëm, madje historik, i nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si “Moto GP” dhe vazhdon të dhurojë emocionet të shumta në rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

moto-gp-doviciozo-fituesit-2016

Sot në mëngjes, transmetuesi publik ka sjellë drejtpërdrejt emocionet e garës së parafundit të sezonit, asaj të Malajzisë, që ka kurorëzuar Andrea Doviciozon si fitues. Në fakt, italiani i “Dukati”-t, i cili ka gjetur fitoren e dytë në karrierë vetëm pas 7 vitesh, që nga ai triumf i 2009-s në “Donington Park”, ka qenë “mbreti i shiut” në pistën e Sepangut, ku një numër pretendentësh u rrëzuan në asfaltin e lagësht.

Në fakt, gara e së dielës, e kushtëzuar nga shiu që është i zakonshëm për këtë periudhë të vitit në Malajzi, ka parë shpesh kryesimin të ndërrojë duar, por në fund, ka qenë italiani i “Dukati”-t ai që ka mbërritur i pari në finish, duke lënë prapa, bashkëatdhetarin e tij të “Jamaha”-s, Valentino Rosin, i cili sidoqoftë ngushëllohet me sigurimin edhe matematikisht të titullit të nënkampionit për këtë sezon.

Tanimë fjalën e ka epilogu i Valencias.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh