AlbanianSport.com 21/03/2021 22:25
ASNN – Në “Ditën Botërore të Sindromës Down”, ekipi kombëtarshqiptar dha të dielën një mesazh sensibilizues. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Reja dhe disa nga lojtarët e përfaqësueses, që aktualisht ndodhen të grumbulluar në Barcelonë në prag të ndeshjes me Andorrën, pozuan me një banderolë, ku shkruhej “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta”.
Ndërkohë, ata mbanin edhe maska që simbolizonin mbështetjen e tyre për fëmijët me “Sindromën Down”. Edhe dy zëvendëstrajnerët e Kombëtares, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, kishin gjithashtu një mesazh për të gjithë tifozët e veçantë të Shqipërisë së futbollit. “Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome”, – thanë ata në videomesazhin e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
“Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën “Down” e kanë pasion futbollin. Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin atodhe që mbështesim kërkesat e tyre
për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta”, – theksuan ndër të tjera Bulku dhe Salihi në mesazhin e tyre.