“Diplomacia sportive në Shqipëri”, dy futbolliste amerikane në Tiranë (Video)

Share Button

AlbanianSport.com 22.04.2017 19:05

ASNN – Dy futbolliste të njohura amerikane, Tifani Roberts dhe Zola Solamente,  të shoqëruara nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka ngritur sot në kryeqytet siparin e “Diplomacisë sportive në Shqipëri”, një fushate ndërgjegjësimi për jetesën e shëndetshme nëpërmjet sportit, sidomos në moshat e vogla. “Diplomacia sportive në Shqipëri”, një fushatë ndërgjegjësimi për jetesën e shëndetshme nëpërmjet sportit, sidomos në moshat e vogla, ka nisur sot në kryeqytet e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Dhjetëra fëmijë kanë zbarkuar në mjediset e Pazarit të Ri, të shoqëruara nga Ambasadori Donald Lu, por dhe dy futbolliste të njohura amerikane, Tifani Roberts dhe Zola Solamente. Për Robertsin, këto 4 ditë sport anembanë Shqipërisë janë mjaft të dobishme. “Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndërmarrë një nismë mjaft të mirë për të sjellë këtë program që na bën edhe neve pjesë, si një mundësi për të frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë, – ka thënë ish-futbollistja e njohur. – Sepse sporti nuk ka vetëm aspektin e tij fillestar, por edhe mjaft aspekte të tjera shoqërore, nga të cilat mund të përfitojmë.”

Nga ana tjetër, Solamente ka patur një apel për fëmijët. “Vazhdon ta luani dhe ta shijoni këtë lojë, sepse jo më kot është loja më popullore në botë, – ka theksuar amerikania. – Prandaj ishte kënaqësi që jemi këtu, sepse, në kaq pak minuta që jemi këtu, kemi parë fëmijë të qeshur, që mësojnë shumë shpejt, prandaj vazhdon të luani.” Në fund, Tifani Roberts kishte edhe një vlerësim për futbollin e femrave në Shqipëri. Duhet të theksoj se femrat që luajnë futboll në Shqipëri duhen përgëzuar, duhet të shijojnë më tepër pasqyrim televiziv dhe mbështetje në fushën e lojës”, – ka thënë ajo.

“Sepse vetëm kështu vajzat tona të vogla do të ketë shembuj të mirë për të ndjekur kur të rriten, – ka vijuar ish-futbollistja e njohur amerikane, tashmë trajnere. – Prandaj vajzat duhen mbështetur.” Kjo fushatë ndërgjegjësimi zgjat nga data 22, deri më 26 prill 2017.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh