AlbanianSport.com 19.02.2017 17:05
ASNN – Derbi i kryeqytetit ngjall interesin e të gjithë sportdashësve për vetë rivalitetin, spektaklin dhe futbollin që pasqyrojnë futbollistët e të dyja skuadrave në fushë. Disa nga emblemat e dikurshme të të dy klubeve, Partizanit e Tiranës, mendojnë se edhe ky i së hënës, do të ketë bukurinë e vet.
Megjithë problematikën që e rrethon, Partizani-Tirana do të luhet të hënën për kënaqësinë e të gjithë tifozëve dhe sportdashësve. Por si e mendojnë këtë sfidë, disa nga futbollistët që kanë luajtur ndër vite me fanellën bardheblu dhe atë të kuqe.
Sipas tyre, duket se Partizani është më i favorizuar për ta fituar këtë takim. Derbi i kryeqytetit do të luhet të hënën, duke nisur nga ora 18:00, në Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.