ASNN – Sporti kuqezi vazhdon stërvitjen në Belgjikë, por në kushtet e krijuara nga epidemia globale. Çiklisti shqiptar, Ylber Sefa ka rinovuar, për të 3-tin vit radhazi, kontratën e tij si profesionist me një skuadër belge dhe ai thekson se synimi i tij mbetet Olimpiada, e cila u shty për vitin që vjen.
Kështu, epidemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në sportin anembanë kontinentit të vjetës dhe një nga çiklistët më të spikatur shqiptarë të momentin, Ylber Sefa, i cili militon në një skuadër belge, ka rrëfyer edhe atë që ai po kalon atje sa i përket stërvitjes, por edhe jetës.
Sefa thekson se synimi i tij mbetet Olimpiada, e cila u shty për vitin që vjen, ndërsa shpreh keqardhjen sepse ndjehet në formë dhe mund të kishte rezultate më të mira nëse ajo do të zhvillohej sipas planifikimit. Çiklisti shqiptar ka rinovuar, për të 3-tin vit radhazi, kontratën e tij si profesionist me belgët e “Tartaleto Isorex”-it.