AlbanianSport.com 30/10/2019 09:00
ASNN – Çiklisti kuqezi rrëfen për RTSH-në triumfin, planet personale dhe synimin madhor të 2020-ës. Është shpallur javët e fundit “kampion” i Ballkanit në çiklizëm, por për Ylber Sefën, ky triumf nuk ka qenë i lehtë.
Sidoqoftë, 28-vjeçari e cilëson këtë sukses në garën e rezistencës si meritë të të gjithë faktorëve. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Sefa ka zbuluar edhe të ardhmen e tij në çiklizmin profesionist evropian.
Natyrisht, synimi madhor i çiklistit kuqezi është Olimpiada e Tokios në 2020-ën. Kampionati Ballkanik i Çiklizmit u zhvillua fundjavën e shkuar në Trebinjë të Bosnjë-Hercegovinës.