(Video) Çiklizëm / Rrethi i 74-t i Shqipërisë, sfida logjistike në shifra

Share Button

AlbanianSport.com 05.05.2017 11:35

ASNN – Mbi 200 vetë sportistë dhe staf mbështetës, dhe po aq të tjerë, përfshirë në organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë. Këto janë vetëm disa prej të dhënave të Rrethit Çiklistik i Shqipërisë, i cili, për herë të parë në historinë e tij 74-vjeçare do të jetë pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, dhe paraqet një sfidë të vërtetë logjistike për Federatën Shqiptare të Çiklizmit.

Sipas informacionit të përcjellë për Radio-Televizionin Shqiptare Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, deri më tani janë regjistruar 18 skuadra, të cilat do të përfaqësohen me minimalisht 7 sportistë secila, çka nënkupton se numri i çiklistëve që do të garojnë në këtë Rreth do të jetë nga 126, deri në 150 vetë.

Këta sportistë do të shoqërohen nga një numër prej 46-50 stafi mbështetës, ndërsa 65 persona të tjerë janë pjesë e trupës organizative të kësaj veprimtarie, ku përfshihet gjyqtaria, media, logjistika, e të tjera. Një sfidë më vete është edhe siguria e sportistëve pjesëmarrës, e cila ndahet në dy aspekte. Sa i përket sigurisë udhëtim, në këtë Rreth të 74-t janë të paktën 14 motorë që do të përdoren.

Nga të cilët, 6 janë motorë të policisë rrugore, të cilët, të ndarë në 3 përpara garuesve dhe 3 në fund të grupit, garantojnë sigurinë e garuesve në çdo etapë. Këtyre u shtohen edh 4 motomarshallë, që përvijojnë itinerarin e etapës, një informues dhe dy komisarë gare, që garantojnë respektimin e rregullores së konkurrimit nga çiklistët. Përveç masave të grupit në lëvizje, do të jenë afro 100 punonjës policie të cilët do të sigurojnë kryqëzimet e rrugëve të çdo etape, për të shmangur çdo të papritur.

Aspekti i dytë i sigurisë së garuesve është ai shëndetësor dhe në çdo etapë, çiklistët do të shoqërohen nga dy ambulanca, si dhe një makinë operative, ndërsa në detyrë do të jenë 4 mjekë specialistë. Të gjitha këto statistika e bëjnë Rrethin e 74-t Çiklistik të Shqipërisë një sfidë më vete, të denjë për një veprimtari ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh