AlbanianSport.com 25/05/2018 12:30
ASNN – Më tepër mbështetje për një rezultate më të larta për një sport që sapo ka dëshmuar se mund të konkurrojë denjësisht edhe ndaj rivalëve ndërkombëtarë. Ky ka qenë refreni i pritjes që është zhvilluar të enjten në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për ekipi kombëtar të çiklizmit.
Një ditë pas mbylljes së Rrethit të 75-të Çiklistik të Shqipërisë, ekipi kombëtar është pritur në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga Presidenti Viron Bezhani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello. Për Bezhanin, ky Rreth është shndërruar tanimë në një traditë të suksesshme.
Ndërsa Bello ka premtuar më tepër mbështetje. Nga ana e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka kërkuar mbështetje konkrete për rezultate më të larta. Edhe veterani i skuadrës, Besmir Banushi, ka vlerësuar paraqitjen e çiklistëve kuqezi në këtë Rreth.
Rrethi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë u zhvillua nga data 19, deri më 23 maj dhe u pasqyruar çdo ditë nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.