AlbanianSport.com 09.05.2016 17:55
ASNN – Eugert Zhupa, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë për të dytin vit radhazi në Xhiron e Italisë, po bën një paraqitje mjaft të mirë në këtë garë prestigjioze të çiklizmit botëror. Në përfundim të 3 etapave të para, ai është i 95-ti midis 198 konkurrentëve në renditjen e përgjithshme.
Për të dytin vit radhazi, Shqipëria po përfaqësohet në njërën nga dy garat më të vjetra çiklistike në botë, në Xhiron e Italisë, me sportistin më të spikatur të saj, Eugert Zhupën. Çiklisti shqiptar është zgjedhur si pjesë përbërëse e skuadrës “Sauthuest Uilier Triestina” dhe, në vitin e dytë për të në këtë garë, ai po bën një paraqitje mjaft të mirë.
Në përfundim të etapës së parë, ai ka zënë vendin e 193-të mes 198 pjesëmarrësve, por ka vijuar të përmirësohet në atë të dytën, duke arritur i 54-ti në fishish. Akoma më e mirë ka qenë etapa e 3-të, ku ai është renditur i 22-ti, ndërsa tanimë është i 95-ti midis 198 konkurrentëve në renditjen e përgjithshme.