AlbanianSport.com 04.09.2017 12:20
ASNN – Çiklizmi shqiptar vazhdon pjesëmarrjen në veprimtaritë ndërkombëtare dhe destinacioni i radhë është Botërori, që do të mbahet në Bergen të Norvegjisë.
Në këtë veprimtari, që do të zhvillohet nga data 16, deri më 28 shtator 2017 Shqipëria do të marrë pjesë me 3 prej çiklistëve të saj më të mirë.
Bëhet fjalë për Eugert Zhupën, Ylber Sefën dhe Redi Halilajn, që do të garojnë si në disiplinën e rrugës, ashtu edhe në atë të kronometrit.