AlbanianSport.com 14/05/2019 09:45
ASNN – Presidenti i FSHÇ-së flet për Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, risitë, itinierarin dhe pritshmëritë. Rrethi i 76-të Çiklistik i Shqipërisë do të zhvillohet nga data 20, deri më 24 maj 2019 dhe do të pasqyrohet çdo ditë posaçërisht dhe gjerësisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të këtij sporti, Skënder Anxhaku, përgatitjet janë drejt fundit. Anxhaku ka përvijuar edhe itinerarin e kësaj veprimtarie, ku mungon Korça, por risi është Shkodra.
Më pak se një javë na ndan nga edicioni i Rrethit të 76-të Çiklistik të Shqipërisë dhe, sipas presidentit të Federatës Shqiptare të këtij sporti, Skënder Anxhaku, përgatitjet janë drejt fundit.
Kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët shqiptarë thekson se, si kurrë më parë, Shqipëria do të marrë pjesë me ekipin përfaqësues. Për këtë arsye, Anxhaku ka pritshmëri të lartë nga çiklistët kuqezinj.