(Video) Bylisi / Rikthehet Peçi, pritet Turabovi & mendohet për të rinjtë

Share Button

AlbanianSport.com 12/01/2020 22:05

ASNN – Ballshiotët vijojnë stërvitjet në shtëpi, por edhe përpjekjet në merkato për përforcime. Krahas seancave stërvitore, të cilat po zhvillohen nga stafi teknik, në mungesë të trajnerit Dovedan, teksa 65-vjeçari është lektor në një kurs të UEFA-s për trajnerët në Bosnjë-Hercegovinë, ballshiotët vijojnë edhe përpjekjet për të përforcuar skuadrën. Kështu, Bylisi ka rikthyer një nga lojtarët e huazuar në Kategorinë e Parë në verë në radhët e skuadrës së Turbinës dhe bëhet fjalë për Majkëll Peçin, që luan si mesfushor qendre.

Ndryshe nga shumica e skuadrave të Kategorisë Superiore, që po e zhvillojnë jashtë Shqipërisë fazën përgatitore dimërore, Bylisi po e kalon në shtëpi dimrin. Dhe krahas seancave stërvitore, të cilat po zhvillohen nga stafi teknik, në mungesë të trajnerit Vejlko Dovedan, teksa 65-vjeçari është lektor në një kurs të UEFA-s për trajnerët në Bosnjë-Hercegovinë, ballshiotët vijojnë edhe përpjekjet për të përforcuar skuadrën. Kështu, Bylisi ka rikthyer një nga lojtarët e huazuar në Kategorinë e Parë në verë në radhët e skuadrës së Turbinës dhe bëhet fjalë për Majkëll Peçin, që luan si mesfushor qendre.

Peçi ka përvojë në elitën e futbollit shqiptar, pasi ka provuar të luajë edhe me Tiranën, Sopotin dhe Korabin, si dhe ka veshur edhe fanellën e Shpresave. 23-vjeçari pritet të jetë një alternativë për mesfushën. Bashkë me argjentinasin Gonzales, Peçi e çon në dy numrin e afrimeve te ballshiotët, të cilët janë duke menduar edhe për përforcime të tjera në këtë periudhë merkatoje. Ballshiotët kanë huazuar në verë edhe Dramollin e Liçkollarin te Pogradeci, ashtu sikurse edhe Kasajn e Sadik Çelën në skuadra të Kategorisë së Parë.

Pra, janë 4 lojtarë 20-vjeçarë që premtojnë shumë dhe kanë qenë titullarë në skuadrat përkatëse. Ndërkohë, me skuadrën e parë stërviten edhe lojtarët e spikatur tek ekipi i Nën-19-vjeçarëve, që shikohen si me të ardhme. Klubi u dha mundësinë e madje në disa ndeshje i ka pasur edhe në stol. Në Ballsh po mendojnë që të përforcohen në çdo repart gjatë kësaj periudhe, aq më tepër që skuadra ka pasur shume lëvizje, pasi 3 futbollistë janë të dëmtuar: Bicaj, Aliaj e Ymeralilaj, të cilëve u shtohet edhe Antoni që vjen pas një operacioni.

Ndërsa klubi po lëviz që të zëvendësojë edhe Selmanin, Mishelin apo dhe Opokun e Celisin. Pritet që javën e ardhshme të mbërrijë edhe azerbajxhanasi Eltun Turabov.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh