AlbanianSport.com 17/01/2020 23:55
ASNN – Presidenti i ballshiotëve, i pakënaqur pas dy miqësoreve “të bardha”, pritet merkato. Për të dytin takim radhazi, ballshiotët nuk kanë arritur ta gjejnë dot rrugën e rrjetës. Vetëm pak ditë pasi ishte ndarë me rrjeta të paprekura në miqësoren me Vllazninë, skuadra ballshiote, nuk ka arritur të thyejë të shtunën qëndresën e vlonjateve të Flamurtarit.
Dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e presidentit të klubit të Bylisit, Agron Kapllanaj, i cili ka veçuar mungesën e një sulmuesi që shënon gola, një finalizuesi që do të kurorëzonte aksionet e shumta që skuadra ndërton. Bylisi ka zhvilluar të shtunën një ndeshje miqësore me Flamurtarin në Vlorë dhe, për të dytin takim radhazi, ballshiotët nuk kanë arritur ta gjejnë dot rrugën e rrjetës.
Vetëm pak ditë pasi ishin ndarë me rrjeta të paprekura në miqësoren me Vllazninë, të zhvilluar në Stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, skuadra ballshiote, e cila e mbylli 2019-ën në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë Superiore, me 30 pikë, një më pak sesa Kukësi kryesues, nuk ka arritur të thyejë qëndresën e vlonjateve, të cilët, nga ana e tyre, dergjen në fundin e renditjes, me vetëm 6 pikë të marra në 17 javë kampionat.
Dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e presidentit të klubit të Bylisit, Agron Kapllanaj, i cili ka veçuar mungesën e një sulmuesi që shënon gola, një finalizuesi që do të kurorëzonte aksionet e shumta që skuadra ndërton. “Normalisht duhet të bënim më tepër ndaj Flamurtarit”, – ka deklaruar ai shkurtazi pas miqësores së Vlorës, duke shtuar: “Nuk kemi lojtarë goli që të shënojë dhe padyshim që kjo më shqetëson shumë.”
Edhe trajneri serb i Bylisit, Vejlko Dovedan, ka pohuar se skuadra e tij ka ende nevojë për një sulmues, por edhe për një mesfushor qendre. Në fakt, gjatë gjysmës së parë të sezonit, skuadra ballshiote ka shënuar 25 gola në 17 ndeshje, duke qenë skuadra e 4-t në Superiore sa i përket shënimit të golave. Bylisi e nis 2020-ën me vizitën që do t’i bëjë Tiranës në kryeqytet, të mërkurën e 22 janarit.