(Video) “Botërori 2022”, plot 200 dollarë $ për të fjetur një natë në… “kontejner”?!

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2022 18:05

ASNN – Kabinat portative, risia e akomodimit. Prezantohet ideja e re për të përballuar fluksin e madh të tifozëve. Për 200 dollarë në natë, tifozët mund të marrin me qira një nga 6,000 kabinat portative e aluminit të lyera me ngjyra të ndezura dhe të rregulluara në rreshta të gjatë e të drejtë. Po ashtu, ata kanë në dispozicion edhe një supermarket të përkohshëm, ekrane gjigante në natyrë për t’i parë ndeshjet e Kampionatit Botëror në Katar.

Botërori i Katarit ka sjellë një numër risish, që kanë ardhur si pasojë e organizimit të kësaj veprimtarie kaq madhore në një sipërfaqe aq të vogël. Omar al-Xhaber, drejtor ekzekutiv i akomodimeve për turneun e Katarit, finalja e të cilit do të luhet më 18 dhjetor prezantoi edhe një nga risitë sa i përket akomodimit. Ai qëndroi në një tendë gjigante që do të shërbejë si një nga shtatë sallat e ngrënies në një fshat apo zonë të tifozëve që është ngritur enkas për ta në një shkretëtirë të rrethuar nga autostradat e shpejta në jug të kryeqytetit Doha.

Për 200 dollarë në natë, tifozët mund të marrin me qira një nga 6,000 kabinat portative e aluminit të lyera me ngjyra të ndezura dhe të rregulluara në rreshta të gjatë e të drejtë. Po ashtu, ata kanë në dispozicion edhe një supermarket të përkohshëm, ekrane gjigante në natyrë për t’i parë ndeshjet e Kampionatit Botëror. Pas përfundimit të turneut, Katari do t’i dhurojë kabinat portative për “vendet e varfra” që të përdoren si shtëpi banimi, shtoi Al-Xhaberi.

“Këto kabina pas përfundimit të turneut do të dhurohen si shtëpi për banorët e disa vendeve të varfra”, – tha ai. Në zonën 3.1 kilometra katrorë, ekziston një stacion metroje, një stacion autobusi dhe një restorant i përkohshëm, po ashtu. Kabinat janë projektuar për të mbajtur një ose dy persona me krevate dyshe, një komodinë, një tavolinë e karrige të vogël, ajër të kondicionuar, një tualet dhe një dush brenda.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh