(Video) Botërori 2018 / Matematicienët: Finalja e Rusisë, Gjermani-Brazil

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 16:15

ASNN – Finalja e “Rusi 2018” do të diskutohet midis Brazilit dhe Gjermanisë, me amerikanolatinët paksa më të favorizuar përgjatë gjithë Botërorit për ta fituar trofeun, me 16.6 %, përkundër 15.8 % të evropianëve. Ky është verdikti i matematicienëve austriakë, të cilët kanë përllogaritur gjasat e fitores së të gjitha skuadrave në turnetë madhorë futbollistikë prej disa vitesh tashmë, duke u mbështetur tek i ashtuquajturi modeli i konsensusit të bastexhinjve.

Duhen edhe plot 44 ditë derisa bota të njohë “kampionen” e re të botës, por, për ata të paduruarit që duan t’i dinë gjërat edhe para se ato të ndodhin, matematikanët e kanë një përgjigje: Kjo finale do të diskutohet midis Brazilit dhe Gjermanisë, me amerikanolatinët paksa më të favorizuar përgjatë gjithë Botërorit për ta fituar trofeun, me 16.6 %, përkundër 15.8 % të evropianëve. “Finalja më e mundshme, me 5.5 % të shanseve, është një përballje midis këtyre dy skuadrave, duke i dhënë kështu Brazilit mundësinë që të hakmarret për atë gjysmëfinale dramatike të 2014-ës”, – shpjegon Prof. Ahim Cailajs nga Departmenti i Statistikave në Universitetin e Insbrukut.

Sidoqoftë, nëse vjen çështje deri në një finale të tillë, gjithçka është e hapur sa i përket ekipit fitues, pasi shanset e Brazilit për të triumfuar janë ndaj Gjermanisë janë vetëm 50.6 %, kundrejt 49.4 % të kampionëve në fuqi të botës. Ahim Cailajsi, së bashku me kolegët e tij të Universitit të Ekonomisë dhe Biznesit në Vienë, kanë përllogaritur gjasat e fitores së të gjitha skuadrave në turnetë madhorë futbollistikë prej disa vitesh tashmë, duke u mbështetur tek i ashtuquajturi modeli i konsensusit të bastexhinjve.

Ky ekip kërkimor përdor kuotat e ofruara nga 26 kompani bastesh në Internet, që, të ndërthurura me modelet statistikore komplekse, lejon një përllogaritje të të gjitha varianteve dhe rezultateve të mundshme. Një model që lejon përllogaritjen e gjasave për ndeshjen finale, teksa statisticienët e zhvillojnë Botërorin me miliona herë, nga faza e grupeve, e deri tek çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet, duke përllogaritur çdo çift të mundshëm matematikisht.

Pas dy favoriteve kryesore, Gjermanisë dhe Brazilit, janë dy skuadra të tjera me shanse shumë të mira, Spanja, me 12.5 % dhe Franca, me 12.1 %. Për këtë arsye, çiftet më të mundshme gjysmëfinale, do të jenë Brazil-Francë, me 9.4 % dhe Gjermani-Spanjë, me 9.2 %, ndërsa fituesit e mundshëm do të jenë Brazili dhe Gjermania. “Modeli ynë ka epërsinë se përllogarit drejtpërdrejt mundësinë e përgjithshme të fitores së secilës skuadër, ndërsa merr parasysh edhe mundësitë e mbijetesës së secilës skuadër në një turne”, – shpjegon Cailajsi, i cili, sidoqoftë, shton: “Prapëseprapë, ne jemi akoma shumë larg një parashikimi 100 % të saktë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh